Vdes turisti sllovak në Fushë-Krujë të Shqipërisë, u aksidentua me një veturë NULL NULL 02.07.2025 22:59 02.07.2025 22:59 Foto ilustruese. Policia e Shtetit ka njoftuar se një shtetas sllovak me inicialet Z.S. ka vdekur si pasojë e një aksidenti që pati me veturë, në fshatin Kryezi të Fushë-Krujës. Në njoftimin e policisë thuhet se 63-vjeçari ishte duke vozitur një motoçiklet kur ka pësuar aksident me një automjet, dhe me të ishte edhe një pasagjere e cila është lënduar. Gjithashtu, policia shtoi se sllovaku kishte vdekur në Spitalin e Pukës, kurse e lënduara tjetër është transportuar me helikopter në Tiranë për trajtim më të specializuar. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.