Vdes turisti britanik, ra nga ballkoni i një hoteli në Qipro NULL NULL 24.07.2024 10:14 24.07.2024 10:14 Një turist britanik është gjetur i vdekur në Qipro pasi ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli luksoz. Pushuesi 45-vjeçar, i paidentifikuar, ishte duke qëndruar në një hotel në Paphos, në bregun jugperëndimor, kur tragjedia ndodhi në mëngjes, raportojnë mediat lokale, transmeton Klankosova.tv. Policia tha se burri ishte pjesë e një grupi turistësh që kishin pirë deri në orët e para të mëngjesit. Viktima u gjet i vdekur në kopshtin kryesor të hotelit në Kouklia, pasi kishte rënë rreth 10 metra poshtë. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e trupit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Përplasjet në LDK, Haziri: Nuk do t'i quaja pakënaqësi, e vlerësoj deklarimin e Hotit 43 minuta më parë