Vdes simboli i hendbollit kosovar, Izet Gjinovci NULL NULL 05.08.2024 12:34 05.08.2024 12:34 Vdes simboli i hendbollit kosovar, Izet Gjinovci Hendbolli i Kosovës ka mbetur pa një personalitet tejet të rëndësishëm. Izet Gjinovci, sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, vdiq sot në moshën 63-vjeçare. Gjinovci ia ka kushtuar gjithë jetën sportit të hendbollit. “Detyrat e tij si sekretar i përgjithshëm i ka kryer me përkushtim e pasion shembullor deri në frymën e fundit. Kontributi i tij për zhvillimin e hendbollit kosovar është kolosal”, thuhet në njoftimin e FHK-së transmeton Klankosova.tv “Kontributi i tij për zhvillimin e hendbollit kosovar është kolosal. Pas karrierës së suksesshme si hendbollist i Prishtinës, i ndjeri Gjinovci mori drejtimin e klubit prishtinas. Ka sakrifikuar shumë për ta udhëhequr klubin me sukses, ndërsa në një periudhë e kishte shkrirë gjithë pasurinë për mbarëvajtjen e klubit”. “Ka kontribuuar në pavarësimin e sportit kosovar, ndërsa në vitet nëntëdhjeta, kur sporti kishte misionin e kundërvënies ndaj pushtuesit, është shquar me angazhimin e pandalshëm. Ishte pjesë e organizimeve të rëndësishme të hendbollit dhe pjesë e pandashme e tij”. “Prej vitit 2002 e deri në ditën e fundit të jetës e ka kryer me sukses të plotë punën e sekretarit gjeneral të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Ka udhëhequr procesin e lobimit ndërkombëtar, së bashku me presidentin e nderit të FHK-së, Mexhid Devaja. Suksesi ishte madhështor”. “Që në vitin 2004, një dekadë para sporteve tjera ekipore, FHK-ja u pranua me të drejta të kufizuara në Federatën Evropiane të Hendbollit. Klubet kosovare e fituan të drejtën e paraqitjes në gara evropiane dhe kontributi i Izet Gjinovcit në këtë proces ishte i madh”, thuhet ndër të tjera në njoftim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.