Vdes shtatzëna që u lëndua në aksidentin me 4 të vdekur javën e kaluar në Shtime (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes shtatzëna që u lëndua në aksidentin me 4 të vdekur javën e kaluar në Shtime (VIDEO)

NULL NULL
28.02.2023 17:01
Aksidenti Ferizaj- Shtime

Ka vdekur edhe gruaja shtatzënë e cila kishte marrë lëndime serioze si pasojë e aksidentit që ndodhi më 22 shkurt në rrugën Ferizaj – Shtime.

Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga shefi i Intensives Shaqir Uka.

“Po, është e vërtetë. Pacientes që ju i referoheni ka vdekur sot rreth orës 13:00. Ajo nuk ka arritur t’ju bëjë ballë plagëve të marra nga aksidenti në rrugën Ferizaj – Shtime”, tha Uka.

Si pasojë e këtij aksidenti vdiqën edhe katër persona të tjerë.

Ndërkaq i lënduar ka mbetur edhe një burrë, njofton Klankosova.tv

Lidhur me rastin pati raportuar edhe Klan Kosova/ Klankosova.tv