Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes shqiptari që zbuloi Viagrën (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 06.09.2023 20:40
Ferid Murad

Si anëtar nderi i Bordit të Universitetit Amerikan në Kosovë, qe ftuar nëpër festa diplomimesh.

Por, Ferid Murad thirrej edhe për të mbajtur ligjërata, raporton Klan Kosova.

E në një të tillë, më 2011, shkencëtari me prejardhje shqiptare që fitoi çmimin Nobel më 1998 për fiziologji, e i cili vdiq të martën e 4 shtatorit, tregonte se si njëri nga shpikësit e viagrës, të mirat materiale nga ky zbulim nuk i gëzoi goxha vjet.

Viagra realisht nuk ishte gjetja për të cilën 87-vjeçari dhe dy shkencëtarët tjerë, Robert Furchgot dhe Louis Ignaro, morën çmimin më të lartë në shkencë.

Muradi pati zbuluar se oksidi nitrik është molekulë sinjalizuese në sistemin kardiovaskular, funksionin e të cilës e shpjegonte para studentëve atëbotë.

Këtu mjeku, tani i ndjerë, përshkruante edhe tiparet e Alfred Nobelit, që siç e vlerësonte, i ngjante me shqiptarët.

Pak ditë para kësaj ngjarjeje, Murad qe shpallur edhe Qytetar Nderi i Kosovës, nga presidentja e atëhershme Atifete Jahjaga, me motivin për kontributin e tij fundamental në fushën e mjekësisë dhe për nderin që i bën vepra e tij popullit të Kosovës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.