Vdes shkrimtari spanjoll, Carlos Ruiz Zafon

Vdes shkrimtari spanjoll, Carlos Ruiz Zafon

NULL NULL
7 muaj më parë

Shkrimtari spanjoll, Carlos Ruiz Zafon, ka vdekur në moshën 55 vjeç.

Sipas botuesit të tij, Planeta, ai ka vdekur sot në shtëpinë e tij në Los Angeles, ndërkaq mediat spanjollet kanë raportuar se ai kishte qenë duke vuajtur nga kanceri pasi ishte prekur më shumë se dy vjet më parë.

Zafon njihej kryesisht për romanin gotiko-mistik, “Hija e Erës” që kishte qenë bestseller duke shitur 1.1 milion kopje përmes Nielsen BookScan në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky libër kishte shënuar fillimin e serisë së romaneve të quajtura “Varrezat e Librave të Harruar” të cilat ishin shkruar përgjatë më shumë se një dekadw.

Zafon mban firmën e tetë romaneve, dhe librat e tij janë publikuar në 45 shtete, si dhe në më shumë se 40 gjuhë, duke e bërë shkrimtarin më të lexuar spanjoll pas Miguel de Cervantes.