9:27, 22 Maj 2019

Autori dhe aktivisti kenian, Binyavanga Wainaina, ka vdekur në moshën 48 vjeçare.

Wainaina, themeluesi i revistës letrare Kwani, vdiq pas sëmundjes së shkurtër, tha të mërkurën kryetari i revistës Nairobi për The Daily Nation, njofton Klan Kosova.

Tom Maliti tha se shkrimtari vdiq disa minuta pas orës 10 të mëngjesit në një spital në Nairobi.

Wainaina kishte fituar Çmimin Caine në Shkrimin Afrikan për tregimin e tij të shkurtër “Discovering Home” në vitin 2002.

Pas kalimit të një sërë ligjesh kundër homoseksualëve në të gjithë Afrikën në vitin 2014, Wainaina njoftoi publikisht se ishte homoseksual.

Në dhjetor 2016, Wainaina kishte postuar në Twitter se ai ishte me HIV-pozitiv.

Revista Time në 2014 përfshinte Wainaina në listën e saj të “Njerëzve më me ndikim në botë”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë