Vdes shkencëtari kosovar, Rifat Gjota NULL NULL 17.01.2022 14:26 17.01.2022 14:26 Ka vdekur shkencëtari dhe pedagogu i njohur kosovar, Rifat Gjota. Lajmin për Klankosova.tv e kanë konfirmuar familjarët, të cilët thanë se Gjota vdiq pas një sulmi në tru. Ata gjithashtu bënë të ditur se Rifat Gjota vdiq sot rreth orës 13:00 në Prishtinë. Rifat Gjota është zbulues kosovar , shkencëtar dhe pedagog, i lindur me 5 maj të vitit 1939 në Pejë, përcjell Klankosova.tv. Mbi njëzet vjet punoi në zbulimin e elektromotorit me veti shumë më të përparuara se ai i gjertanishëm, i cili kursen energjinë elektrike në përqindje të konsiderueshme, sikurse edhe sasinë e bakrit të nevojshëm për ndërtimin e tij. Zbulimet e veta i regjistroj në Amerikë me emrin “US Patent 4710661 – Winding arrangement of a stator and/or rotor of a three-phase generator or electromotor ëith improved performances”, kurse mënyra e ndërtimit të këtyre elektromotorëve quhet “rifatizim”, pra në bazë të emrit të tij. Ndërkaq rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, ka dërguar telegram ngushëllimi për familjen e shkencëtarit. “Më lejoni që në cilësinë e rektorit dhe në emër të organeve menaxhuese dhe drejtuese të UP-së, si dhe studentëve tanë, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit. Sahiti tha se vdekja e Gjotës paraqet humbje të madhe për komunitetin akademik e shkencor. Ai tha se i ndjeri do të mbahet mend për kontributin e tij në zhvillimin e arsimit dhe edukimin e brezave të rinj. “Vdekja e tij paraqet një humbje të madhe për komunitetin akademik dhe shkencor në hapësirën mbarëshqiptare dhe jashtë trojeve tona, ku ai kontribuoi për vite me radhë. Profesor Gjota do të mbahet mend gjatë për vullnetin e shfaqur dhe rolin e tij në zhvillimin e arsimit dhe në edukimin e gjeneratave të reja”, thuhet tutje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 42 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 1 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë