Vdes regjisori Vladimir Prifti, presidenti i Shqipërisë: Veprat e tij do të mbeten frymëzim për brezat e ri NULL NULL 05.11.2023 12:58 05.11.2023 12:58 Kinematografia shqiptare sot ka humbur njërin nga regjisorët më të mëdhenj. Vladimir Prifti, vdiq në moshën 81-vjeçare. Me këtë rast, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, tha se veprat e tij do të mbeten frymëzim për brezat e ri. “Do të mjaftonin vetëm dy vepra, ikona të filmit shqiptar, si: “Udha e shkronjave” dhe “Flutura në kabinën time” për t’u përjetësuar emri i tij në plejadën e regjizorëve më të mirë shqiptarë, por vepra e tij përmban edhe shumë realizime filmash të tjerë”, tha Begaj. Begaj i shprehu ngushëllime më të thella familjes së Priftit. “Artist, intelektual dhe, mbi të gjitha, njeri që e donte vendin e vet, Vladimir Prifti është frymëzim për brezat e rinj të kinematografisë shqiptare”, theksoi kreu i shtetit shqiptar. Kontributi i regjisorit Vladimir Prifti, në kinematografinë shqiptare ishte shumë i madh. Veprat e tij më të mëdha njihen: “Udha e shkronjave”, “Kush vdes në këmbë” e “Flutura në kabinën time”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.