Vdes regjisori i njohur i filmave Bugsy Malone dhe Evita NULL NULL 31.07.2020 19:33 31.07.2020 19:33 Alan Parker, regjisori i mirënjohur britanik i filmave të tillë si Fame, Evita dhe Bugsy Malone, ka vdekur sot në moshën 76-vjeçare. Ai vdiq pas një sëmundjeje të gjatë dhe la pas vetes bashkëshorten Lisa Moran-Parker, pesë fëmijë dhe shtatë nipër e mbesa. Në 1974 drejtoi filmin The Evacuees, duke fituar një Bafta për regjinë – i pari nga shtatë çmimet që mori nga akademia britanike. Në vitin 1984 Bafta e nderoi me çmimin prestigjioz Michael Balcon, për kontributin e jashtëzakonshëm në kinemanë britanike. Megjithatë, kurrë nuk u nderua në Oskar, pavarësisht se ishte nominuar dy herë për regjinë më të mirë. Regjisori i filmit David Puttnam e kujtoi Parkerin si “mikun e tij më të vjetër dhe më të ngushtë”. “Unë gjithmonë isha i frikësuar nga talenti i tij. Jeta ime dhe ajo e shumë të tjerëve që e donin dhe e respektuan, nuk do të jenë më kurrë të njëjta,” tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 17 orë më parë