Vdes punëtori i KEDS-it pas kontaktit me rrymën

Vdes punëtori i KEDS-it pas kontaktit me rrymën

NULL NULL
1 week më parë

Idriz Prekazi, ka vdekur sot si pasojë e një incidenti me rrymën që ka ndodhur sot.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e tij të punës në KEDS.

Kështu njoftoi kryetari i komunës së Skënderajt Bekim Jashari.

Jashari tha se Prekazi ishte mik i tij.

Ai shprehu ngushëllime familjes.

“Me dhimbje e pikëllim mora lajmin për vdekjen në mënyrë tragjike të shokut e mikut tim, Idriz Prekazi. Si punëtor i vyer i KEDS-it, Idrizi sot brenda orarit zyrtar të punës, duke i shërbyer vendit dhe qytetarëve, vdiq në menyrë tragjike pas një incidenti me energji elektrike. Idriz Prekazi ishte një punëtor, burrë, prind, mik e shok shembull për të gjithë. Vdekja e tij tragjike është një goditje e madhe për të gjithë ne. Në emrin tim personal dhe të komunës së Skenderajt, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Prekazi, kolegët e punës, shokët dhe të gjitha ata që kishin fatin ta njohin Idrizin. U prehsh në paqe mik i dashur!”.