Vdes profesori universitar Halit Halimi NULL NULL 08.11.2019 22:16 08.11.2019 22:16 Në orët mbrëmjes të së premtes, ka ndërruar jetë Prof. Dr. Halit Halimi. Ai vdiq në Prishtinë, në moshën 78 vjeçare, pas një sëmundje prej disa vitesh. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më 9 nëntor, në varrezat e Prishtinës, në orën 15:00, njofton Radio Televizioni i Kosovës përcjellë Klan Kosova. Një pjesë e biografisë së profesorit universitar Halit Halimi: I lindur në Miratoc të Preshevës, profesori ordinar Halimi në Preshevë kreu filloren, kurse gjimnazin në Prishtinë, për të ndjekur studimet fillimisht në Zagreb dhe për të vazhduar në Paris, në Universitetin e njohur të Sorbonës, ku kreu fakultetin, pastaj edhe magjistraturën dhe doktoratën, si i vetmi nga hapësirat e atëhershme shqiptare të Jugosllavisë. Pas mbarimit të studimeve në Sorbonë, ai u zgjodh mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës, në degën filologjisë – katedra e frëngjishtes, ku punoi deri në pensionim, përkatësisht pas luftës. Përveç pedagog i përkushtuar, ai u mor edhe me studime nga fusha e linguistikës, duke lënë pas shumë punime e disa vepra me vlerë, e po ashtu edhe me përkthime veprash nga gjuha frënge në shqipe. Ishte autor edhe i disa veprave, “Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe” (1994), “Fjalor tematik frëngjisht – shqip” (disa ribotime), “Parametra akustike dhe natyra e theksit në gjuhën shqipe”, si dhe disa kronikave, nga këto edhe ajo për prejardhjen e Xhagadurve. Mori pjesë në shumë tryeza e sesione shkencore vendore e ndërkombëtare nga fusha linguistikës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë