9:39, 11 Qershor 2019

Një helikopter u rrëzua në një ndërtesë të lartë në lagjen Manhatan të New York-ut, duke shkaktuar vdekjen e pilotit, thanë zyrtarët e Departamentit të Zjarrfikësve.

Piloti i cili vdiq nga ky incident është Tim McCormack, 58 vjeçar, transmeton Klan Kosova.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, tha se flakët e shkaktuara në ndërtesën 54-katëshe u vunë nën kontroll.

Cuomo tha se raportet paraprake tregojnë se helikopteri bëri ulje të detyrueshme.

Incidenti ndodhi rreth orës 14:00, sipas kohës lokale.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë