Vdes Pete Frates, njeriu që ishte inspirim për Ice Bucket Challenge (VIDEO)

Vdes Pete Frates, njeriu që ishte inspirim për Ice Bucket Challenge (VIDEO)

10 muaj më parë

Pete Frates, njeriu që ishte inspirim për sfidën e kovës me akull (Ice Bucket Challenge) për të mbledhur para për të luftuar sëmundjen vdekjeprurëse neurologjike Skleroza Laterale Amiotrofike (ALS) ka vdekur.

“Sot, në parajsë është edhe engjëlli jonë: Peter Frates. Bashkëshorti i Julie, babai i Lucy, djali i John dhe Nancy, vëllau i Andrew dhe Jennifer, Pete ka ndërruar jetë i rrethuar nga familja e tij e dashur, paqësisht në moshën 34 vjeçare pas një beteje heroike me ALS”, thuhet në njoftimin e familjes.

Ish-ylli i bejsbollit të Kolegjit të Bostonit u diagnostikua me sëmundjen progresive e njohur si Skleroza Laterale Amiotrofike (ALS) dhe sëmundjen e Lou Gherig, në vitin 2012, kur ishte 27 vjeç.

Dy vjet më vonë, ai ishte iniciator i sfidës me kovën me akull që arriti të mbledhë dhjetëra miliona dollarë për të zhvilluar hulumtime lidhur me këtë sëmundje.

Sfida e kovës me akull (Ice Bucket Challenge), në të cilën njerëzit regjistronin video duke derdhur kovën me akull mbi kokat e tyre përpara se të sfidonin edhe njerëz të tjerë të bënin një veprim të njëjtë, u bë jashtëzakonisht virale në verën e vitit 2014 duke bërë që të njëjtën sfidë ta realizojnë edhe shumë persona të famshëm./ Klan Kosova