Vdes pesëvjeçari nga Ebola në Ugandë NULL NULL 12.06.2019 22:00 12.06.2019 22:00 Një djalë pesëvjeçar në Ugandë ka vdekur nga Ebola, kanë thënë zyrtarët e shëndetësisë. Vdekja është e para në Ugandë, mes një shpërthimi vdekjeprurës në Republikën Demokratike të Kongos. Zyrtarët thanë se gjyshja dhe vëllai i tij gjithashtu kishin sëmundjen. Qeveria e Ugandës tani po raporton për shtatë raste të dyshuara të Ebola-s. Djali thuhet se ka udhëtuar përtej kufirit me familjen e tij nga Kongo të dielën. Ai u dërgua pastaj në një spital të Ugandës pas shfaqjes së simptomave, duke përfshirë gjakderdhjen dhe të vjella, thanë zyrtarët. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke cituar Ministrin e Shëndetësisë të Ugandës, Jane Ruth Aceng, njoftoi në Twitter se djali kishte vdekur të martën. Më shumë se 2,000 raste janë regjistruar në Kongo në dhjetë muajt e fundit – shumica e të cilave kanë qenë fatale. "The young patient – 5- year-old index case of #Ebola died last night. Two more samples were sent to UVRI and have tested positive. We, therefore, have three confirmed cases of #Ebola in #Uganda"- @JaneRuth_Aceng https://t.co/oypAqpNZEW — WHO Uganda (@WHOUganda) June 12, 2019 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 4 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 4 orë më parë