Vdes novelisti dhe gazetari amerikan, Pete Hamill

Vdes novelisti dhe gazetari amerikan, Pete Hamill

2 muaj më parë

Pete Hamill, gazetari dhe novelisti amerikan, i njohur në botën e gazetarisë dhe tabloideve të New York City-t, ka vdekur sot në moshën 85 vjeç.

Hamill vdiq pas kolapsimit të veshkave dhe zemrës së tij në spital, dhe këtë gjë e ka konfirmuar vëllai i tij, gazetari Denis Hamill.

Ai ishte sëmurë keq të shtunën kur edhe ishte dërguar në spital duke iu nënshtruar një operacioni urgjent, dhe eventualisht ishte vendosur në njësinë e kujdesit intensiv.

Hamill kishte lindur në Brooklyn më 1935 nga prindër imigrantë prej Irlandës Veriore. Punën e parë e kishte gjetur te Brooklyn Daily Eagle si 11 vjeç. Ndërkaq karriera si gazetar i filloi më 1960 kur ishte kthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kishte nisur punën si reporter për Saturday Evening Post. Ai më pas vazhdoi punën edhe për The New York Post, The Village Voice dhe New York Newsday. Më pas vijoi punën si redaktor tek Post, si dhe si kryeredaktor te Daily News.

Më 1975, Bob Dylan kishte kërkuar nga Hamill që t’i shkruante shënimet e kopertinës së albumit të tij, “Blood on the Tracks” për çka Hamill fitoi Grammy.

Hamill po ashtu mbuloi luftërat në Vietnam, Nikaragua dhe Liban, si dhe u kthye në Irlandën Veriore për të raportuar në periudhën e “Telasheve”.

Ai shkroi libra jofiksion për Dieo Riverën dhe Frank Sinatra-n, si dhe publikoi dy memoare: “A Drinking Life” dhe “Downtown: My Manhattan”, si dhe dy koleksione gazetarie, “Irrational Ravings” dhe “Piecework”.;