Vdes njëra nga këmbësoret që u aksidentua sot në rrugën Gjakovë-Prizren NULL NULL 17.03.2023 20:52 17.03.2023 20:52 Njëra nga këmbësorët që u aksidentuar sot në rrugën Gjakovë-Prizren ka ndërruar jetë në QKUK. Nga përplasja e dy makinave mbetën të lënduar shtatë persona, por më së keqi e pësuan dy këmbësorë që po prisnin autobusin. Lajmin për vdekjen për Klankosova.tv e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë në Gjakove, Sheremet Elezaj. “Në aksidentin e ndodhur sot në fshatin Rogovë (rruga Gjakovë-Prizren), fillimisht është raportuar për tre persona të lënduar (dy këmbësorë dhe njëri nga shoferët e automjeteve). Më vonë trajtim mjekësor ju është ofruar edhe katër personave tjerë (tre pasagjerë dhe shoferit të automjetit tjetër)” “Jemi njoftuar se njëri nga këmbësorët (viktima femër), e cila ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda trupore, fatkeqësisht ka ndërruar jetë”, tha Elezaj. Elezaj, mes tjerash, tha e lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit dy shoferët e të dy automjeteve të përfshira në aksident, janë ndalur në mbajtje për 48 orë. Këmbësoret goditen nga vetura derisa po prisnin autobusin në stacion (VIDEO) Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024