Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës

NULL NULL
08.07.2025 21:18

Ka vdekur një person si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në fshatin Meje të Gjakovës.

Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zyrtarja e lartë për media dhe marrëdhënie me publikun, Vlera Krasniqi, e cila njoftoi se i aksidentuari ka vdekur në QKUK.

“Rreth orës 15:25  në fshatin Meje në komunën e Gjakovës ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve ku si pasojë e aksidentit, dy persona janë dërguar për trajtim mjekësor. Ndërsa në orën 20:20 kemi pranuar informatën që njëri prej të lënduarve ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet tutje në konfirmim.

Klankosova.tv mëson se personi i cili ka vdekur ishte zjarrfikës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.