Vdes një vajzë në Skenderaj, sipas së ëmës kjo ka ndodhur derisa ajo flinte NULL NULL 25.03.2023 08:38 25.03.2023 08:38 Një vajzë, mosha e së cilës nuk është bërë e ditur ka vdekur në orët e hershme të ditës së premte. Policia njofton se bëhet fjalë për personin nga fshati Kosterc i Komunës së Skenderajt dhe është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë”. “Një femër kosovare, ka njoftuar se vajza e saj e cila ka qenë fjetur dyshohet se ka ndërruar jetë. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është ndërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Osmani i kërkon ministrit suedez mbështetje për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE 2 months
Kosova Shoqata e Prokurorëve të Kosovës: Reagimet ndaj Isufajt përçojnë mesazhe tendencioze politike 2 months