Vdes një shqiptar në aksident në Itali - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes një shqiptar në aksident në Itali

NULL NULL
21.05.2023 09:27
Dritan Mera Pegeout 308

Një shqiptar ka vdekur në një aksident trafiku në Itali.

Ngjarja tragjike ka ndodhur më 19 maj në Castelnuovo di Bergonovo në Itali.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Dritan Merën.

43-vjeçari thuhet se e kishte kaluar mbrëmjen në shoqërinë e miqve të tij në një lokal.

I njëjti teksa po shkonte drejt La Pernice, ka humbur kontrollin e veturës , Peugeot 308.

Vetura ka dal nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Shqiptari u gjet pa ndjenja në timon.

Zjarrfikësit ndërhyn për ta nxjerrë vetura, por fatkeqësisht lëndimet e marra ishin të rënda, duke mos i përballuar.

Policia ka nisur hetimet dhe trupi i pajetë është dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore./Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.