Vdes një person në Grabanicë të Klinës, dyshohet për atak kardiak NULL NULL 28.03.2023 08:43 28.03.2023 08:43 Një person ka vdekur në fshatin Grabanicë të Klinës të hënën. Në raportin e policisë thuhet se viktima kishte shkuar në një lokacion për të biseduar për punë ndërtimtarie dhe pa pritur ishte rrëzuar në tokë. Më pas nga shokët e tij është dërguar në QKMF, pastaj në spitalin e Pejës, por sipas mjekëve ishte pa shenja jete dhe dyshohet të ketë pasur atak kardiak, transmeton Klankosova.tv. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Lajme Nazarko: Escobari në Tiranë edhe për rolin e Shqipërisë në marrëveshjen e Ohrit (VIDEO) 12/04/2023