Vdes një person në Gjilan, e zuri lisi NULL NULL 09.08.2022 22:48 09.08.2022 22:48 Një person ka vdekur në fshatin Burincë të Gjilanit, pasi e ka zënë një lis. Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Hashani bëri me dije se tragjedia ka ndodhur rreth orës 17:00. “Ju njoftomë se sot me datën 09.08.2022, rreth orës 16:53, kemi pranuar informatë se në fshatin Burincë – komuna Gjilan, personin shqiptar, shtetas i Kosovës (1983 ), me vendbanim në komunë të Kaçanikut, ishte duke prerë drurë, në një moment një lis e ka zënë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Nga lëndimet e marra, rreth orës 18:00, mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit, janë njoftuar njësite relevante për t’u marrë me rastin”, është shprehur Hashani. “Me urdhër të prokurorit të shtetit, kufoma do të dërgohet në IML. Ky rast i rëndë është duke u hetuar nga policia e Kosovës, njësitet e hetimeve rajonale”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024