Vdes një person në aksident në magjistralen Kaçanik – Ferizaj NULL NULL 25.01.2021 09:52 25.01.2021 09:52 Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:41, në magjistralen Kaçanik – Ferizaj. Në këtë aksident një veturë ka goditur këmbësorin, me ç’rast ka marrë lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor, njofton raporti 24 orësh i policisë përcjell Klan Kosova. AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET Magjistralja Kaçanik-Ferizaj 24.01.2021-22:41.Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ku dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit si dhe kushteve të rrugës godet këmbësorin mashkull i cili pëson lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës, në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë