Vdes një pacient nga COVID-19 në Spitalin e Gjilanit

Vdes një pacient nga COVID-19 në Spitalin e Gjilanit

1 muaj më parë

Një pacient e ka humbur betejën me COVID-19 në Spitalin e Gjilanit.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar drejtori klinik i Spitalit të Gjilanit Ukshin Ismajli.

Ismajli bëri të ditur pacienti është nga fshati Sadovinë e komunës së Vitisë.

Që nga 13 marsi në Kosovë janë shënuar 10 mijë e 590 raste të infektimit me koronavirus.

Deri më sot nga COVID-19 kanë vdekur 355 persona.