Vdes një i burgosur në spitalin e Shkodrës NULL NULL 14.12.2024 08:09 14.12.2024 08:09 Policia e Shqipërisë. Foto ilustruese. Një i burgosur ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës. Sipas Euronews.al, bëhet fjalë për 42-vjeçarin Gjevalin Ndue Lika, transmeton Klankosova.tv. 42-vjeçai, ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Ai ishte shoqëruar me urgjencë në spital pasi kishte marrë ndihmën e parë nga shërbimi shëndetësor i IEVP Lezhë. Lika vuante nga skizofrenia dhe trajtohej me medikamentin Resperidon. Që nga viti 2021, ai ndodhej në IEVP Lezhë, pas transferimit nga IEVP Krujë. Në vitin 2015, ai ishte arrestuar për dhunë në familje dhe mbahej me masë mjekësore të detyruar, të caktuar nga Gjykata e Tiranës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.