Vdes një i burgosur në Spitalin e Pejës - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes një i burgosur në Spitalin e Pejës

NULL NULL
16/04/2020

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë një i burgosur me inicialet A. V. në Spitalin Rajonal të Pejës.

Ai në orën 17 00 është vizituar nga mjeku me shenja të vjelljes dhe nauzës. Sipas njoftimit pas ekzaminimit mjeku e trajton me terapi dhe përcjell gjendjen e tij, njofton Klan Kosova.

Në spital ai është dërguar nën përcjelljen e mjekut dhe infermierit.

“Rreth orës 18 20, gjendja shkon duke u përkeqësuar dhe gjatë ri ekzaminimit me EKG vërehen ndryshime në elektrokardiogram dhe në shenja klinike. Menjëherë fillon ndihma adekuate profesionale me okigjenoterapi dhe me reanimim kardiopulmonar, me autoambulancë. Edhe aty nga kardiologu kujdestar vazhdon reanimimi por pa sukses, i burgosuri nuk arrin të mbijetojë. Në orën 19 20 nga kardiologu konstatohet vdekja”.

SHKK thotë se i burgosuri gjatë qëndrimin në burg, në mënyrë periodike është kontrolluar dhe i janë bërë vizitat sistematike të cilat çdo herë kanë qenë në normë. Në pranim e edhe gjatë burgimit PA ka qenë 120/80 mmHg.

Gjatë kësaj periudhe, ka pasur disa probleme të vogla shëndetësore, si:

1. 14.06.2017 colica renalis (dhembje në regjionin e veshkave) të cilat janë trajtuar nga urologu;

2. Po këtë vit ka pasur edhe Lumboischialgia (dhembje në regjionin e shpinës) e cila është ekzaminuar me RTG dhe është trajtuar nga ortopedi;

3. Në 2017 ka pasur edhe probleme me dhëmb të cilat janë trajtuar nga dentisti;

4. Me 14.03. 2018 ka pasur një Furunculus (ithatë) i cili është trajtuar nga kirurgu ;

5. Me 30.11.2018 si pasoj e një rrëshqitjeje në dhomë ka pasur një distorsio art T/C dex (përdredhje të nyjës së poshtme të këmbës) e cila po ashtu është trajtuar nga ortopedi.

I njëjti ishte i dënuar për veprën penale  “vjedhje e rëndë” dhe po e mbante dënimin ne pavijonin me tretman të avancuar.

Nga organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes.