Vdes një burrë pasi bie nga një lartësi në Rugovë NULL NULL 27/11/2021 27/11/2021 Një burrë ka ndërruar jetë rreth prej 17:00 rrugës nga Peja në drejtim të Rugovës. Zëdhënësi i policisë për këtë rajon, Fadil Gashi, ka konfirmuar për Klankosova se i ndjeri ka rënë nga një lartësi përskaj rrugës. “Në kilometrin e shtatë në drejtim të Rugovës, një burrë ka rënë nga një lartësi më ku dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, është shprehur Gashi përmes telefonit. “Mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen në vendin e ngjarjes. Policia bashkë me zjarrfiëskit kanë arrit që ta nxjerrin trupin dhe rasti është duke u hetuar”. “I ndjeri ka dalë nga vetura, ku ka qenë më shokët e tij, por rrethanat si ka rënë poshtë nuk dihen.