Vdes një 55-vjeçar në Tiranë pasi u rrëzua në vendpunishte NULL NULL 03.04.2024 15:34 03.04.2024 15:34 Foto ilustruese. Policia e Shqipërisë Një 55-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë pasi u rrëzua aksidenalisht në vendpunishte. Policia ka bërë të ditur se është duke punuar për t’i sqaruar rrethanat e rastit, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv. “Më datë 03.04.2024, rreth orës 09:00, te Kodra e Diellit, në një kantier ndërtimi, ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, shtetasi S. B., 55 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ka humbur jetën në spital, rreth orës 13:10. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim të policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hungaria s'e mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, nuk i kontribuon dialogut Kosovë-Serbi 48 minuta më parë