Vdes një 23 vjeçar në Ferizaj, dyshohet se pësoi arrest kardiak

Vdes një 23 vjeçar në Ferizaj, dyshohet se pësoi arrest kardiak

NULL NULL
4 javë më parë

Një i ri në Ferizaj gjatë ditës së sotme është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.

Detaje për klankosova.tv ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt Agim Gashi.

“Rreth orës 13:00 anëtarët e familjes në Emergjencën në Ferizaj kanë sjellur një person 23 vjeçar mashkull, ku pas kontrollimit të mjekut është konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Sipas mjekut i cili e ka kontrolluar viktimën dyshohet për arrest kardiak”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa policia po merret me rastin dhe është duke e trajtuar si hetim i vdekjes.