Vdes në QKUK 82-vjeçari që u godit nga një automjet në magjistralen Ferizaj-Prishtinë NULL NULL 03.12.2024 10:16 03.12.2024 10:16 Foto ilustruese. Emergjenca, QKUK. 82-vjeçari, B.J. ka vdekur mbrëmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi ishte aty i shtrirë për shkak se ishte goditur nga një automjet transportues në rrugën magjistrale Ferizaj- Prishtinë në afërsi me udhëkryqin e fshatit Prelez i Muhaxherëve. Për Klankosova.tv, Kanul Veseli, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj, ka thënë se shoferi i automjetit që e ka goditur është ndaluar në mbajtje për 48 orë. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa shoferi i automjetit A.B (M/K) i moshës 54 vjeçar është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova NATO, central me gaz dhe amnisti fiskale - Premtimet kryesore të Ramush Haradinajt (VIDEO) 14 minuta më parë
Kosova Shkak i kushteve atmosferike, LDK-ja e shtyn prezantimin e projektit për Qendren e Skijimit në Brezovicë 13 orë më parë