Vdes në një aksident ajror ish-shefja e MCC-së që i nënshkroi milionat për Kosovën - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes në një aksident ajror ish-shefja e MCC-së që i nënshkroi milionat për Kosovën

NULL NULL
07.03.2023 14:54
Dana Hyde MCC

Ka vdekur në një aksident ajror, ish-shefja e MCC-së Dana Hyde.

Avioni me të cilën ajo dhe familja e saj po udhëtonte në New England, u rrëzua.

55-vjeçarja u dërgua në një spital në Hartford, Conn, pasi avioni Bombardier, i nisur nga Keene, N.H., në Aeroportin Ekzekutiv Leesburg në Virxhinia, bëri një ulje emergjente, deklaroi Policia e Shtetit të Connecticut. Incidenti po hetohet nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit, shkruan Washington Post , shkruan Washington Post përcjell Klankosova.tv

E lidhur me këtë ka shkruar ish-numri dy i diplomacisë kosovare Petrit Selimi.

Ai tha i shpreh ngushëllime familjes së Hyde.

“Lajm tragjik. Dana ishte shefe ekzekutive e MCC kur Kosova u kualifikua për herë të parë për mbështetje nga fondi. E kam takuar disa herë dhe ka bashkëpunuar ngushtë me presidenten Atifete Jahjaga dhe ekipin tonë në Qeveri për të siguruar që Kosova t’i përfitojë këto fonde”, tha Selimi.

Ajo i pati mundësuar Kosovës qasjen në fondet milionëshe të MCC-së në vitin 2015-të, kur Atifete Jahjaga, e pati nënshkruar marrëveshjen në emër të shtetit të Kosovës/ Klankosova.tv

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.