Vdes në moshën 91 vjeçare legjenda e teatrit muzikor dhe shkrimtari Stephen Sondheim NULL NULL 27.11.2021 11:33 27.11.2021 11:33 Stephen Sondheim, legjenda e teatrit muzikor dhe shkrimtari i “Sëeeney Todd”, ka vdekur në moshën 91-vjeçare. Kantautori riformësoi teatrin muzikor amerikan në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të me tekstet e tij intelegjente, me rimë të ndërlikuar dhe me përdorimin e melodive ndjellëse. .Avokati i Sondheim, Rick Pappas i tha Neë York Times se kompozitori vdiq të premten në shtëpinë e tij në Roxbury, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv. Sondheim ndikoi disa breza të kantautorëve të teatrit, veçanërisht me muzikalë të tillë historikë si “Company”, “Follies” dhe “Sëeeney Todd”, të cilat konsiderohen ndër veprat e tij më të mira. Balada e tij më e famshme, “Send in the Cloëns”, është regjistruar qindra herë, përfshirë nga Frank Sinatra dhe Judy Collins. Ndryshe, artisti refuzoi të përsëriste veten, duke gjetur frymëzim për shfaqjet e tij në tema të ndryshme si një film i Ingmar Bergman “A Little Night Music”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 28/03/2024
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 28/03/2024