Vdes në moshën 89 vjeçare aktorja amerikane, Olympia Dukakis

Vdes në moshën 89 vjeçare aktorja amerikane, Olympia Dukakis

NULL NULL
7 days më parë

Aktorja amerikane Olympia Dukakis, e cila fitoi një Oskar për rolin e saj në komedinë romantike Moonstuck 1987, ka vdekur në moshën 89 vjeçare, kanë njoftuar anëtarë të familjes së saj.

Vëllai i saj shkroi se ajo shkoi “në paqe”, pasi ishte e sëmurë për një kohë të gjatë.

Dukakis kishte një karrierë të gjatë dhe të shquar në teatër, si interpretuese dhe si regjisore.

Por në të 50-at e saj, ajo luajti në një seri komedish që ishin shumë të njohura në ekranin televiziv, duke marrë edhe një Oscar me rolin e saj si nëna Cher në filmin Moonstruck.

Në fund të viteve 1980 ajo kishte luajtur edhe në filmat “Steel Magnolias”, “Working Girl” dhe “Look Who’s Talking”, shkruan BBC, trasnmeton Klan Kosova.