Vdes në moshën 88-vjeçare shkrimtari dhe fituesi i çmimit Nobel, Kenzaburo Oe NULL NULL 13.03.2023 14:52 13.03.2023 14:52 Shkrimtari japonez, i cili i dha vendit të tij çmimin e dytë Nobel për letërsinë, ishte më i njohur për veprat e tij për tmerret e luftës, si dhe për jetën e djalit të tij me aftësi të kufizuara. Ai njihej gjithashtu si një aktivist i shquar kundër armëve bërthamore dhe energjisë bërthamore, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova. Kenzaburo Oe ndërroi jetë më 3 mars 2023. Botuesi i tij Kodansha tha se vdekja e tij ishte për shkak të pleqërisë. Ai fitoi çmimin Nobel për Letërsinë në vitin 1994, pasi gjyqtarët vlerësuan romanet e tij “të errëta poetike” për “pamjen shqetësuese të gjendjes njerëzore”. Oe ishte dhjetë vjeç kur Japonia u mund në Luftën e Dytë Botërore. Në shkollë, ai pyetej çdo ditë nëse ishte i gatshëm të vdiste për perandorin e vendit dhe ndjeu turp kur e kuptoi se nuk ishte i gatshëm. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.