Vdes në moshën 84 vjeçare Christo i njohur për veprat monumentale NULL NULL 01.06.2020 14:41 01.06.2020 14:41 Ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare artisti me origjinë bullgare, Christo Vladimirov Javacheff, i cili është i njohur për krijimin e veprave nëpër hapësira të mëdha nëpër vende të ndryshme të botës. Sipas një njoftimi të lëshuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, Christo ka ndërruar jetë të dielën nga shkaqet natyrale në shtëpinë e tij në New York, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova. Christo së bashku me gruan e tij Jeanne-Claude Denat de Guillebon, kanë krijuar vepra arti monumentale, të cilat shpesh bëheshim me mbështjelljen e sipërfaqeve të mëdha me pëlhurë. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Mbahet Festivali i Filmit për të Drejtat e Njeriut: Fituesit janë nga Rusia dhe Gaza 18/03/2024