Vdes në moshën 82 vjeçare, Brian Wilson – bashkëthemeluesi i grupit ikonik, Beach Boys NULL NULL 11.06.2025 19:48 11.06.2025 19:48 Brian Wilson, vokalisti legjendar dhe bashkëthemeluesi i Beach Boys, ka vdekur në moshën 82 vjeçare, njoftoi familja e tij. “Me zemër të thyer njoftojmë se babai ynë i dashur Brian Ëilson ka ndërruar jetë,” tha familja e tij në një deklaratë të ndarë në internet. “Nuk gjejmë fjalë tani”, shtuan ata. “Ju lutemi respektoni privatësinë tonë në këtë kohë, ndërsa familja jonë është në zi. E kuptojmë se po e ndajmë mërzinë tonë me botën”. I lindur në vitin 1942 dhe i rritur në Hawthorne të Kalifornisë, Wilson formoi një grup së bashku me vëllezërit e tij më të vegjël Carl dhe Dennis, kushëririn Mike Love dhe mikun Al Jardine. Ata do të vazhdonin të bëheshin një nga grupet më të mëdha rock në vend, Beach Boys. Ata janë një nga grupet më të suksesshme komerciale të të gjitha kohërave dhe kanë shitur më shumë se 100 milionë disqe në nivel global, sipas faqes së internetit të grupit. Revista muzikore Rolling Stone i renditi ata në vendin e 12-të në listën e saj të “100 Artistëve më të Mëdhenj të të Gjitha Kohërave”. Wilson u diagnostikua si skizofren paranojak në vitin 1984, sipas Forbes, kur mjekët gjetën prova se dëmtimi i trurit të tij ishte i lidhur me përdorimin e drogave psikedelike. Në shkurt të vitit 2024 u zbulua se ai vuante nga demenca. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Shfaqja “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, të shtunën premierë në Ferizaj 5 orë më parë