8:15, 23 Korrik 2019

Mbrëmjen e së hënës ka ndërruar jetë ikona e muzikës e New Orleans – Art Neville(Arthur Lenon Neville).

Këngëtari u nda nga jeta në moshën 81 vjecare, ndërsa lajmin për vdekjen e konfirmoi menaxheri i tij, Kent Sorrell, transmeton Klan Kosova.

Shkaqet e vdekjes të ikonës muzikore ende nuk dihen.

Neville ka qenë pjesë e disa grupeve të njohura në Amerikë si ‘The Meters’ dhe ‘The Neville Brothers’ ku me të dy grupet ka pasur shumë sukses.

Neville ka fituar edhe çmimin Grammy Aëards dhe ka marrë një çmim nga organizata ‘Lifetime Achievement Aëard’ në karrierën e tij artistike mbi 50 vjet.

Konkurs Pune

Lexo më shumë