Vdes në moshën 78 vjeçare këngëtarja Helen Reddy NULL NULL 30.09.2020 10:51 30.09.2020 10:51 Këngëtarja e njohur australiane Helen Reddy ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare. Ajo ishte e njohur për këngët e saj të cilat u bënë edhe himne të lëvizjeve feministe për të drejatve të grave. Familja e saj njoftoi se ajo vdiq të martën në mbrëmje pa e treguar shkakun e vdekjes “ Është e dhimbëshme të njoftojmë se nëna jonë ka ndërruar jetë, ajo ishte një nënë, gjyshe dhe grua e mrekullueshme jemi thellësisht të pikëlluar, por ajo dhe zëri i saj do të jetojnë gjithmonë me ne “, thuhet në njoftimin e familjes. Kënga e këngëtarës “I Am Woman” jo vetëm që u gjend më maja të top listave të këngëvë më të dëgjaura në vitet e 70-ta por u bë edhe inspirim për ato ditë. Këngëtarja ishte edhe fituese e çmimit grammy si këngëtarja me përformancën më të mirë vokale, ndër këngët më të njohura të Helen ishin “ Delta Down”,” Angie Baby”, “I Am Women”, shkruan TMZ, transmeton Klan Kosova. Krahas muzikës Helen ishte edhe pjesë e disa filmave dhe emisioneve të ndryshme televizive ndër ta është edhe emisioni i saj “ The Helen Reddy Show”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.