Vdes në moshën 56-vjeçare aktori australian Julian McMahon NULL NULL 05.07.2025 09:47 05.07.2025 09:47 Aktori australian Julian McMahon, i famshëm për rolet në seriale të njohura si Nip/Tuck dhe Charmed, ka vdekur në moshën 56-vjeçare. Gruaja e tij tha se aktori ndërroi jetë në Clearwater, Florida, të mërkurën. Ai ishte diagnostikuar me kancer. “Julian e donte jetën. Ai e donte familjen e tij. Ai i donte miqtë e tij. Ai e donte punën e tij dhe i donte fansat e tij. Dëshira e tij më e thellë ishte të sillte gëzim në sa më shumë jetë të ishte e mundur”, tha Kelly Paniagua në një deklaratë të publikuar nga Deadline, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Karriera e McMahon mori hov me serialin televiziv mbinatyror Charmed përpara se të fitonte njohje më të gjerë me Nip/Tuck, dramën mjekësore në të cilën ai luajti rolin e kirurgut plastik Dr. Christian Troy. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.