Vdes në moshën 43 vjeçare aktorja fituese e çmimeve në Kanë, Deuqenne NULL NULL 17.03.2025 19:34 17.03.2025 19:34 Aktorja belge, Emilie Dequenne, ka vdekur nga kanceri në moshën 43-vjeçare. Dequenne u bë e famshme kur fitoi çmimin për aktoren më të mirë në Festivalin e Filmit në Kanë në moshën 18 vjeçare për filmin Rosetta në 1999, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv Ajo fitoi një çmim tjetër të Kanës për A Perdre la Raison (Fëmijët tanë) në 2012 dhe mori çmimin Cesar, një nga nderimet kryesore të filmit francez, për Les Choses Qu’on Dit, les Choses Qu’on Fait (Gjërat që themi, gjërat që bëjmë) në 2021. Ajo luajti kryesisht në filma në gjuhën franceze, por gjithashtu u shfaq si oficer policie Laurence Relaud në dramën televizive të BBC në vitin 2014, The Missing. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër “Deni dhe Deti i Thellë i Kaltërt” shfaqja mysafire në Teatrin Kombëtar 1 orë më parë
Kosova “Rrugëtimi drejt UNESCO-s: përvojat nga Shqipëria”, tryeza shkencore që mbahet sot në Prishtinë 5 orë më parë