Vdes në moshën 25-vjeçare ylli i grupit "K-pop" - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes në moshën 25-vjeçare ylli i grupit “K-pop”

NULL NULL
20.04.2023 08:49
Moonbin

Ylli i grupit “K-pop”, Moonbin, ka vdekur në moshën 25-vjeçare, ka njoftuar kompania e tij diskografike.

Ai u gjet pa vetëdije nga menaxheri i tij në banesën e tij në Seul, cituan mediat koreano-jugore të thoshte policia.

“Dyshohet se ia ka marrë jetën vetës, por një autopsi po shqyrtohet për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes”, tha policia.

Moonbin kishte punuar si aktor dhe model përpara se t’i bashkohej grupit muzikor në vitin 2016 në moshën 18-vjeçare, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Që nga viti 2020, ai kishte performuar me një tjetër anëtar të Astro, Sanha.

Moonbin dhe Sanha kishin qenë në mes të një turneu botëror me performancën e tyre të fundit në Bangkok më 8 prill.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.