Vdes në lokalin e tij një burrë në Prizren NULL NULL 13.05.2023 08:29 13.05.2023 08:29 Gjatë ditës së djeshme në fshatin Lutogllavë të Prizrenit një burrë ka vdekur. Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se rastin e ka raportuar djali i viktimës pasi i njëjti ishte alivanosur derisa ishte në lokalin e tij, njofton Klankosova.tv. Vdekjen e burrit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes teksa në konsultim me prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Tutje thuhet se rasti vazhdon të hetohet. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.