Vdes motoristi i ri, nuk i mbijetoi lëndimeve në gara - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes motoristi i ri, nuk i mbijetoi lëndimeve në gara

NULL NULL
nga Naim Selmani 30/05/2021

Motoristi me prejardhje nga Zvicra, Jason Dupasquier, ka ndërruar jetë të dielën në një spital në Itali.

Ai nuk mbijetoi nga lëndimet që mori të shtunën gjatë garës për pozitat startuese në shtegun italian Mugello në kategorinë Moto 3.

Lajmi u konfirmua nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit.

Ndryshe Dupasquier llogaritej si shpresa më e madhe zvicerane në sportin me motor duke qenë kampioni i shumëfishtë shtetëror, transmeton Klan Kosova

Para fillimit të garës për shpërblimin e madh të Italisë në Moto GP u mbajt një minutë heshtje teksa atë e kujtuan të gjithë garuesit.