Vdes legjenda e Liverpoolit dhe Anglisë Roger Hunt

Vdes legjenda e Liverpoolit dhe Anglisë Roger Hunt

NULL NULL
3 weeks më parë

Roger Hunt, pjesë e skuadrës fituese të Kupës së Botës 1966, Anglisë, dhe golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Liverpoolit, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.

Hunt ishte figura qendrore e Anglisë së Sir Alf Ramsey-t në suksesin e vetëm të “Tre Luanëve” në Botëror, duke luajtur në sulm së bashku me Sir Geoff Hurst. Ai u aktivizua në të gjashta ndeshjet për Anglinë në këtë turne dhe shënoi tre gola.

Vdekja e tij lë vetëm tre anëtarë të mbijetuar të ekipit anglez që triumfuan në finalen e Kupës së Botës së vitit 66-të:

Bobby Charlton, Geoff Hurst dhe George Cohen, shkruajnë mediat britanike përcjell Klankosova.tv.

Hunt, i lindur në Glazebury, në Lancashire, në vitin 1938, shënoi 285 gola në 492 ndeshje për Liverpoolin, që nga debutimi i tij me “The Reds” në shtator 1959.

Në skenën ndërkombëtare, Hunt luajti 34 herë për Anglinë dhe shënoi 18 gola.