Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes këngëtari i njohur

NULL NULL
04.05.2021 13:01

Ray Reyes, i njohur më shumë si anëtar i grupit Menudo, ka vdekur fatkeqësisht në moshën 51 vjeçare.

Vdekja e tij u njoftua gjatë fundjavës përmes një postimi në Facebook nga vëllai i tij, Raul, megjithëse ai nuk e zbuloi shkakun.

“Të dashur miq, familjarë dhe fansat. Me dhimbje të madhe ju informoj se vëllai im i dashur Ray Reyes ka ndërruar jetë. Ju lutem të na jepni hapësirën për ta kaluar gjithë këtë situatë dhe lutuni për familjen tonë, veçanërisht për nënën time. Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për t’u bashkuar, kurrë mos harroni ta shprehni dashurinë dhe atë që ndjeni për të afërmit”.

Është raportuar nga Primera Hora se shkaku i vdekjes ishte një “sulm në zemër”, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.