Vdes Jusuf Karakushi, ishte pjesë e Qeverisë së Kosovës në ekzil

Vdes Jusuf Karakushi, ishte pjesë e Qeverisë së Kosovës në ekzil

NULL NULL
2 years më parë

Ka vdekur në moshën 81 vjeçare, Jusuf Karakushi, ish -sekretar krahinor i punëve të brendshme dhe anëtar i këshillit ekzekutiv krahinor deri në dëbimin me masa të dhunshme nga pushteti serb i asaj kohe.

Më vonë, ai si i dëbuar dhe i ndjekur politikisht vazhdoi aktivitetin dhe u bë pjesë e Qeverisë së Kosovës në ekzil.

Varrimi i tij do të bëhet nesër në orën 14:00 në Tyrben e Sheh Fetahut në Gjakovë.