Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Agroni, vëlla i Nasim Haradinajt NULL NULL 02.03.2023 14:23 02.03.2023 14:23 Pas një sëmundje të rëndë, ka vdekur Agron Haradinaj, vëllau i Nasim Haradinaj, njofton lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në Facebook. Haradinaj ka shprehur ngushëllimet dhe ka përmendur virtytet e Agronit dhe familjes së tij gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan Klankosova.tv. “Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Agronit! Agroni një jetë të tërë ishte në shërbim të Atdheut, para lufte, në luftë e në paqe. Bashkë më të vëllain Nasimin, angazhimin për vendin e kishte trashëguar nga i ati Smajl Haradinaj. Ai ishte i burgosuri politik më i ri në moshë në Jugosllavinë e atëhershme ndërsa u shqua si njëri ndër luftëtarët më të zotë të Ushtrisë Çlirimtare. Ai kishte kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë e shkaktuar nga presioni i eksplodimit të një rakete të hedhur nga aeroplanët e ushtrisë serbe në bombardimet në fshatin Prilep të Deçanit. Ngushëllime familjes Haradinaj, bashkëluftëtarëve, shokëve dhe gjithë atyre që e njohen. U prehsh në paqe, Agron!”, ka shkruar Haradinaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj: Mujë Krasniqi me ushtarë e shkruan me gjak një nga faqet më të lavdishme të historisë 23 minuta më parë
Kosova Sindikata e Policisë kërkon që t'u mbulohen shpenzimet policëve që u aksidentuan dje 40 minuta më parë