Lajmet e fundit

Filozofi dhe sociologu francez Edgar Morin ka vdekur të premten në moshën 104-vjeçare.
Jashtë Francës, ai njihej më së miri si shpikësi i cinema verite për dokumentarin e tij të vitit 1961 me regjisorin Jean Rouch, Kronikë e një vere, rreth jetës së parisienëve të zakonshëm të rinj.
Bir i emigrantëve laikë hebrenj, ai u shkollua për sociolog, por shihte veten si një “humanolog” që bashkonte elementë të filozofisë, psikologjisë, etnografisë dhe biologjisë për të kuptuar natyrën e njerëzimit, shkruan Times of Israel.
Autor i mbi 60 librave, ai shtriu ndikimin e tij pos në sociologji e filozofi, edhe në arsim dhe ekologji.
Ai njihej kryesisht për veprën e tij gjashtëvëllimëshe, La Methode, ku argumentonte se problemet botërore kuptohen në mënyrë të ndërlidhur dhe ndërdisiplinore, duke gjetur lidhjet mes shkencës, shoqërisë, kulturë dhe natyrës.
Morini gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte marrë pjesë në Rezistencën Franceze kundër nazizmit.