Vdes ikona e filmit Olivia Newton-John - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes ikona e filmit Olivia Newton-John

NULL NULL
08/08/2022

Aktorja e mirënjohur Olivia Newton-John ka vdekur në moshën 73-vjeçare.

Ylli i kult filmit “Grease”, ku kishte qenë protagonist përkrah John Travoltës, për 30 vjet, ishte simbol i një lufte të lavdishme kundër sëmundjes së kancerit.

“Zonja Olivia Newton-John vdiq në paqe në rançin e saj në Kaliforni Jugore këtë mëngjes, e rrethuar me familjarë dhe miq”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga bashkëshorti i saj, John Easterling.

“Kërkojmë nga të gjithë që ta respektojnë privatësinë e familjes gjatë kësaj periudhe shumë të vështirë”.

Aktorja kishte njoftuar në shtator të vitit 2018 se po e luftonte kancerin në bazën e shpinës së saj, e që ishte hera e tretë që ajo përballej me këtë sëmundje.