Vdes Gordon Moore, bashkëthemeluesi i kompanisë Intel NULL NULL 25.03.2023 11:20 25.03.2023 11:20 Gordon Moore Pionieri dhe filantropi i Silicon Valley, Gordon Moore ka vdekur në moshën 94-vjeçare në Haëaii. Moore filloi të punojë me gjysmëpërçues në vitet e ‘50ta dhe bashkëthemeloi Korporatën Intel, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv. Ai parashikoi në mënyrë të famshme se fuqitë e përpunimit të kompjuterit do të dyfishoheshin çdo vit – më vonë rishikuar në çdo dy vjet – një pasqyrë e njohur si Ligji i Moore. Ai “ligj” u bë themeli për industrinë e procesorëve kompjuterikë dhe ndikoi në revolucionin e PC-së. Dy dekada përpara se të fillonte revolucioni kompjuterik, Moore shkroi në një letër se qarqet e integruara do të çonin “në mrekulli të tilla si kompjuterët e shtëpisë – ose të paktën terminalet e lidhur me një kompjuter qendror – kontrollet automatike për automobilat dhe pajisjet e komunikimit portativ personal”. Ai theksoi në një artikull të tij të botuar në vitin 1965, se falë përmirësimeve teknologjike numri i transistorëve në mikroçipe ishte dyfishuar afërsisht çdo vit që kur qarqet e integruara u shpikën disa vjet më parë. Parashikimi i tij se kjo do të vazhdonte u bë i njohur si Ligji i Moore dhe ndihmoi që prodhuesit e çipave të synonin kërkimet e tyre për ta bërë këtë realitet. Pas publikimit të artikullit të Moore, çipat e memories u bënë më efikase dhe më pak të kushtueshme me një ritëm eksponencial. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zëvendëskryeministri i Malit të Zi: Për ne Kosova është e pavarur, partner dhe fqinj i besueshëm 49 sekonda më parë
Lajme Sela e pranon ofertën Ahmetit për koalicionin me Frontin Evropian në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut 3 minuta më parë
Kosova Frashër Krasniqi i shkon në tavolinë Armend Mujës: "A po ju vjen marre që e pranuat Zajednicën?" (VIDEO) 4 minuta më parë